Deputeti i Partisë Demokratike, njëherazi Kryetar i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, u shpreh gjatë një interviste për Klan News se selia blu është e bindur që administrata e re nën drejtimin e Donald Trump do ta heqë “non gratën” ndaj Sali Berisha.
Gjatë bisedës me gazetarin Besard Jacaj, Paloka u shpreh se demokratët kanë të gjitha arsyet që të jenë të gëzuar për ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë
“Po ju jap madje dhe një lajm meqë jemi këtu. Po! Jo kemi besim, por jemi të bindur që administrata e re do ta heqë “non gratën“ për Sali Berishën dhe këtë nuk e them jashtë informacioneve dhe shumë shpejt madje do të shihni dhe reagime të tjera që vijnë pikërisht si efekt dhe flas për reagime nga Europa dhe jo vetëm, si efekt i zgjedhjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe largimit të influencës së Sorosit. Kështu që kishim të gjitha arsyet dhe kemi të gjitha arsyet të jemi të gëzuar dhe entuziastë për ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë”, u shpreh Paloka.
- “Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn - 16/05/2026
- Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Jemi vend shumë i rrezikshëm - 16/05/2026
- KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve - 16/05/2026