Ashtu siç ishte paralajmëruar nga autoritetet italiane, anija e marinës italiane Libra ka mbërritur këtë mëngjes në ujërat e Shëngjinit. Rreth orës 08:00, anija pritet të ankorohet në portin detar të Shëngjinit, ndërsa sipas të dhënave në bord janë vetëm 8 emigrantë të cilët do t’i nënshtrohen procedurave në qendrën pritëse e më pas do të transportohen drejt Kampit të Gjadrit.
Ky është grupi i dytë i emigrantëve që vjen në Shëngjin nga autoritetet italiane, ndërsa për 12 emigrantët e parë gjykata e Romës vendosi kthimin e tyre në Itali, pasi vendosi se ato “nuk vinin nga vende të sigurta sipas legjislacionit evropian”.
Vendimi i gjykatës italiane nxiti tensione politike, ku qeveria Meloni theksoi se zbatimi i kësaj marrëveshje do të vijojë. Kjo bëri që qeveria italiane të miratojë një dekret ligjor për të rishikuar listën e “vendeve të sigurta”.
Pas shpëtimit të tyre në det, emigrantët i nënshtrohen një kontrolli paraprak, dhe vetëm ata që përmbushin kushtet paraprake, që duhet të jenë vetëm burra, jovulnerabël dhe të vijnë nga vende të konsideruara të sigurta sipas legjislacionit evropian, do të dërgohen në qendrat e pritjes në Shqipëri.
- Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara - 15/05/2026
- Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro - 15/05/2026
- Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë - 15/05/2026