Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka dalë sot në konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, një ditë pas publikimit të raportit të Komisionit Europian. Ai ka nënvizuar disa nga përfundimet dhe ka folur për disa nga çështjet kyçe.
Gonzato tha se nëse përshpejtohen reformat, Shqipëria mund të çelë të gjithë grupkapitujt deri në fund të 2025.
Ai tha dhe një mesazh të qartë për situatën e polarizuar politike.
“Raporti njeh plotësisht faktin se Shqipëria është në harmonizim të plotë me politikën e jashtme të BE-së.
Komisioni sheh një mundësi që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit në BE. Nëse hapi i reformave përshpejtohet, Shqipëria mund të çelë të gjithë grupkapitujt deri në fund të 2025. Komisioni deklaron se është gati të mbështesë objektivin ambicioz të Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në 2027. Raporti i 2024 për Shqipërinë ofron orientim të rëndësishëm, rekomandimet dhe masat për vitin që vjen.
Grup kapitulli i themeloreve, sa i përket kriterit politik, situatë thellësisht e polarizuar politike. Po kështu dhe për shkak të mangësive të patrajtuara në procesin zgjedhor. Mesazhi, dialog konstruktiv gjithëpërfshirës politik.
Funksioni i gjyqësorit, komisioni vëren disi progres në këtë fushë, sidomos me afrimin e fundit të vettingut. Shqetësime për orvatjet për trysni në sistemin gjyqësor”, tha ndër të tjera Gonzato.
- Dosja AKSHI/ SPAK sekuestron 52 prona dhe llogari bankare me vlerë 40 mln euro të Agasit, Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt - 21/04/2026
- Kërkon të mos mbahet në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore, Ilir Meta paraqet kërkesën: Dua të jem në sallë krah avokatit - 21/04/2026
- Pas Marta Kos, Presidentja e PE-së vlerëson Shqipërinë në rrugën drejt integrimit, Metsola: Është në krye të procesit - 21/04/2026