Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha.
Hoxha akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim. Hoxha fillimisht u dënua me 3 vite burg, por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar ish-gjyqtarja përfundimisht është dënuar me 2 vjet burgim.
“Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit data 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.”- thuhet në njoftim.
Po ashtu Hoxhës i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vitesh.