Në studion e “Goca dhe Gra” teksa moderatoret diskutuan për lajmet se Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg për falsifikim, dhe kësaj teme nuk i ‘shpëtoi’ Rudina Dembacaj.
Aktorja është përfolur për falsifikim dokumentesh kohë më parë ku thuhej se mori vajzën në udhëtim pa aprovimin e të atit, ndërsa sot u shpreh se bëri gabim dhe e ka kryer dënimin.
Heidi: Rudina, se jam shumë kurioze, ti ke pasur probleme me drejtësinë?
Rudina:O Heidi se pastaj do më thonë… Koka bën, koka pëson. Nuk është se jam shumë e madhe në moshë, jam e re fare…ne e kemi pësuar nga një veprim i nxituar. Rasti im më ka bërë të reflektoj, nuk isha profesioniste, por ne jemi nxituar dhe e kemi ngrënë domethënë. Kam vuajtur dënimin dhe nuk do e përsërisja kurrë, u nxitova në një moment, si nënë kisha dëshirë të merrja fëmijën. E vuajta dënimin si zonjë.
Heidi: Si punove
Rudina: Punë me shërbim prove
Egla: Pra, ti je një ish-e dënuar?
Rudina: Kur del me shërbim prove, nuk quhesh më e dënuar. Tashmë jam e pastër!
- Alexander Graham Bell, djali dhe bashkëshorti i dy grave shurdhe, që shpiku telefonin - 02/08/2025
- Ambasada Amerikane ndan njoftimin e rëndësishëm për vizat: Qëndrimi përtej afatit mund të ndikojë… - 02/08/2025
- Mira Murati fiton duelin me Zuckerberg: Bosi i META s’i merr dot punonjësit as me dyfishin e pagës - 02/08/2025