17.5 C
Tirana
12 / 03 / 2026

Sezoni veror, nga 1 nëntori nisin aplikimet për stacionet e ankorimit për mjetet lundruese

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së qeverisë, njoftoi se për të parën herë, në sezonin e ardhshëm veror, “do të nisë puna e stacioneve të ankorimit dhe bregëzimit për mjetet lundruese”.

“Një vendim tjetër i qeverisë ka të bëjë me sezonin e ardhshëm veror. Kaluam vendimin për disa ndryshime në rregulloren e menaxhimin e stacioneve të plazhit sepse nuk do të mendojmë për plazhin kur mendojnë pushuesit, por më parë për të marrë të gjitha masat që sezoni i ardhshëm të jetë edhe më i mirë se ky që kaluam.

Një ndryshim që vlen të përmendet është i kufirit minimal të stacioneve të plazheve publike që do të menaxhohen nga bashkitë. Ndonëse këtë vit, 50% e parcelave të plazhit të parashikuara nga bashkitë bregdetare ishin publike, minimum ligjor ishte 20%, e ngritëm 30%. Do të vijojnë kontratat të jenë të vlefshme dhe për vitin tjetër.

Do të futen vitin tjetër dhe 2 masa për turizmin sic janë stacionet e ankorimit për mjetet lundruese. Për vitin që vjen, aplikimet në sistemin online fillojnë më 1 nëntor. I gjithë procesi do të kryhet brenda vjeshtës dhe dimrit të vitit 2022”, tha Kumbaro.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x