Shqipëria dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit. Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Jashtme, shkruan se sulmet e Iranit paraqesin rrezik për sigurinë rajonale.
“Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale. Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Mbrëmjen e kaluar, Irani sulmoi me rreth 200 raketa balistike Izraelin. Tel Avivi arriti të ndalë breshërinë e raketave, falë sistemit mbrojtës dhe ndihmës së SHBA-së. Megjithatë, një person mbeti i vrarë, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkalla e dëmit. Sulmet erdhën në shenjë hakmarrjeje për, sikurse e cilësoi Irani, agresionin e Izraelit kundër aleatëve të tij në Liban dhe në Gazë. Irani paralajmëroi, gjithashtu, se Izraeli do të përballet me “sulme shkatërruese” nëse përgjigjet.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëro se Irani “do ta paguajë”, ndërkohë që Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian përsëritën thirrjet për armëpushim, ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet sot për të diskutuar për këtë çështje.
- Danimarka fut shërbimin ushtarak të detyrueshëm edhe për gratë mbi 18-vjeçe - 01/07/2025
- “Kush fal ujkun, sakrifikon delet”, Bukele kërcënon Francën: Do t’ju dërgojmë kriminelët tanë më famëkeq! - 01/07/2025
- Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon! Ndërron avokat - 01/07/2025