Ervin Salianji ka kaluar natën e parë në burgun e Fierit, pasi u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit burg për kallëzim të rremë.
Mësohet se Salianji do të vijojë betejën ligjore nga Brenda burgut dhe pritet të bëjë recurs në Gjykatën e Lartë në lidhje me vendimin për dënimin e tij me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.
Ndërkohë, në lidhje me mandatin e tij si deputet i Korçës, fillimisht Kuvendi duhet të konstatojë përfundimin e mandatit të Salianjit, çka ende nuk është bërë.
Pas kësaj njoftohet KQZ dhe Salianji zëvendësohet sipas listës shumë emërore të dorëzuar nga PD në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërsa mbi pozicionin si drejtues politik i qarkut të Elbasanit, Salianji ka thënë se do ta drejtojë qarkun nga burgu, megjithatë mbetet për t’u parë se si do të veprohet nga strukturat e PD.
- Gjyqi historik në Francë/ Presidenti Macron falënderon Gisele Pelicot: Dinjiteti dhe kurajoja juaj kanë inspiruar botën! - 20/12/2024
- Përqafime dhe të qeshura! Dalin pamjet nga takimi i Ramës, Kurtit dhe Osmanit/ Momenti epik kur kryeministri i jep dorën edhe Spiropalit - 20/12/2024
- Sopranoja: Parashqevia komuniste? Godole injorante dhe me prejardhje komuniste! - 20/12/2024