Prokuroria e Tiranës i ka dërguar zyrtarisht shkresë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon ndërprerjen e mandatit të deputetit të PD Ervin Salinaji.
Kjo vjen një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ta dënuar atë me një vit burg për kallëzim të rremë.
Më herët sot, Grupi Parlamentar i PD i kërkoi Kuvendit mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e rastit të Salianjit, por siç mëson Top Channel, Kuvendi thotë se nuk ka nevojë, pasi Kushtetuta e përcakton qartë procedurën që ndiqet në rastin kur kemi një dënim të formës së prerë.



Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn - 16/05/2026
- Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Jemi vend shumë i rrezikshëm - 16/05/2026
- KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve - 16/05/2026