Kongresmenët amerikanë Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes dhe Lisa Mc.Clain kanë dorëzuar në kongresin amerikan rezolutën që dënon sulmet kibernerike të Iranit ndaj Shqipërisë.
Përmes një postimi në Twitter, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka teksa falenderon kongresmenët, shkruan se është thelbësore që Irani të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.
“Mirënjohës për Ritchie Torres, Robert_Aderholt, Jim Himes, Lisa Mçlain për paraqitjen e rezolutës që dënon sulmet kibernetike kundër Shqipërisë. Është thelbësore që Irani të mbahet përgjegjës për veprimet e tij. Ne mirëpresim mbështetjen e Kongresit të SHBA-së dhe përgëzojmë punën e Grupit Parlamentar të Shqipërisë”-shkruan Xhaçka.
Kujtojmë se disa ditë më parë, bashkëkryetarët e grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, paraqitën në Dhomën e Përfaqësuesve një projekt-rezolutë ku dënohen me forcë sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë.

