Shqipëria ka marrë një ftesë si Vendi i Nderit në panairin e turizmit që do të mbahet në Berlin, sipas asaj që shkruan kryeministri Rama.
Nga takimi me bosin e Qendrës së Panaireve në Berlin, Mario Tobias dhe drejtuesen e ITB, Deborah Rote, Rama tregon se Shqipëria ka fituar pozicionin qendror në panair dhe mbështetjen e ITB për promovimin e turizmit shqiptar në shfaqejn e madhe të Berlinit që do të mbahet në mars 2025.
“Me Mario Tobias, bosin e Qendrës së Panaireve të Berlinit, ku mbahet edhe panairi më i madh në botë i turizmit “ITB Berlin”, si edhe me Deborah Rothe, drejtuesja e ITB, për të diskutuar hapat e bashkëpunimit në funksion të edicionit të vitit të ardhshëm të panairit të turizmit, ku Shqipëria ka marrë ftesën për të qenë Vendi i Nderit, duke fituar pozicionin qendror në panair dhe mbështetjen e ITB për promovimin e turizmit shqiptar në një zinxhir të tërë aktivitetesh që kulmojnë në mars 2025 në shfaqjen e madhe të Berlinit; një vlerësim i paimagjinueshëm deri disa vite më parë dhe një promovim i jashtëzakonshëm global për Shqipërinë turistike”, shkruan Rama.
- 21 Janari në SPAK, Berisha: Garda ka zbatuar ligjin e vendosur nga mazhoranca socialiste - 03/11/2025
 - Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen si drejtues politik i Vlorës: Për një PD më të fortë duhet një… - 03/11/2025
 - “Përjetoi përndjekje dhe burgosje, por u rikthye me bindjen për pajtim”, ish-kryeministri grek kujton bisedat me Nanon: Më fliste shpesh për… - 01/11/2025