35.1 C
Tirana
25 / 08 / 2026

Ministri belg e dy deputete presin flokët në shenjë solidariteti me protestat në Iran

Ministri belg i Punëve të Jashtme dhe dy deputete të Parlamentit Federal të Belgjikës prenë flokët gjatë seancës parlamentare, në shenjë solidariteti me protestat antiqeveritare në Iran.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se flokët i prenë ministri i Jashtëm, Haji Lahbib, deputetja me origjinë iraniane Darya Safai, dhe deputetja Gedele Likens ka prerë flokët shkurt.

Protestat në Iran filluan pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në një spital më 16 shtator, tre ditë pas u arrestua nga policia pasi dyshohet se nuk mbante hixhabin sipas rregullores, raporton Euronews Serbia.

Vdekja e saj çoi në trazira në Iran, të cilat regjimi iranian po përpiqet t’i shuajë me forcë.

Gratë iraniane gjatë protestave kanë hedhur shamitë në tokë ose kanë prerë flokët në mënyrë në mënyrë simbolike.

Protestat janë përhapur në shumë qytete në mbarë botën, duke përfshirë Londrën, Romën, Madridin dhe Parisin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x