29.8 C
Tirana
24 / 06 / 2026

A po përhap panik Zelensky? Bëri thirrje për sulm bërthamor “parandalues” kundër Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë “veprim parandalues” për të penguar përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore nga Rusia në Ukrainë.

Në një fjalim drejtuar Institutit Loëy në Australi, Zelensky nënvizoi rëndësinë e “sulmeve parandaluese, veprimeve parandaluese” në mënyrë që Rusisë t’i bëhet e qartë se me çfarë pasojash do të përballej nëse përdor armë bërthamore.

Hapat parandaluese ​​janë thelbësore, tha Zelensky duke shtuar se nuk duhet “të presim për sulmin bërthamor të Rusisë për të vepruar”.

Zelensky i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “bëjë sulme parandaluese” në vend që “të presin për sulme bërthamore ruse”, kur u pyet për rolin e NATO-s në konflikt në fjalimin e tij para institutit australian.

Duke mos e ndihmuar aspak situatën, Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha gjithashtu të enjten se bota është në prag të Armagedonit bërthamor për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i quajti komentet e Zelensky-t “asgjë më shumë dhe më pak se sa një thirrje për të filluar një luftë botërore”.

Ndërsa, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova e quajti Zelensky-n një “përbindësh” në përgjigje të komenteve.

“Të gjithë në planet duhet të kuptojnë se Zelensky, është një kukull e mbushur me armë, ai është shndërruar në një përbindësh duart e të cilit mund të shkatërrojnë të gjithë planetin,” tha ajo në një postim në Telegram.

Në të njëjtën kohë, të dy zyrtarët i kërkuan komunitetit ndërkombëtar që të dënojë fjalët e presidentit ukrainas.

Menjëherë pas këtyre deklaratave, zëdhënësi i Zelensky-t, Sergii Nykyforov, doli në një deklaratë publike për të sqaruar komentet e presidentit ukrainas pasi sipas tij, shumë media e kishin interpretuar sugjerimin sikur ai të përfshinte sulme bërthamore parandaluese, në vend të hapave jo-bërthamorë si sanksionet.

Zëdhënësi i Zelenskyt, sqaroi se “sulmet parandaluese” që përmendi presidenti ukrainas kishin të bënin me sanksione ekonomike në vend të sulmeve bërthamore.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x