Deputetja Flutura Açka e sheh tashmë të pamundur bashkimin e opozitës dhe Partisë Demokratike.
Në një intervistë ne “Breaking” në Top News, ajo shprehet se do duhej që të tërhiqeshin përfundimisht Berisha dhe Basha, që ajo i bën përgjegjës për konfliktin, që PD të bashkohej.
“Kam ardhur sa filloj konflikti mes palëve të PD. Tani hendeku mes është aq i madh saqë nuk mund të mendohet bashkimi. Unë kam pasur pritshmëri dhe ëndërr, dëshirë që palët mund të bashkoheshin. Është shumë e vështirë që ky helmim të na pastrohet, por prap duhet të gjendeshin disa koka që dëshirojnë të bashkonin opozitën.
Një tërheqje e drejtë e ndershme nga z.Berisha dhe z.Basha, përfaqësuesit e këtij konfliktit, pastaj ne të tjerët e kishim për detyrë të vendosnim në shina PD. Ka një projekt diku për të shkatërruar opozitën dhe demokracinë shqiptare. Sulmi i vazhdueshëm, në vend që opozita të ishte solidare me SPAK-un për të pastruar këtë maxhorancë, ne e vumë para togës së pushkatimit Altin Dumanin, a thua se e keqja vinte prej tij”-u shpreh Açka.
- Martinelli hyn në historinë e Kupës së Botës, goli i fitores ndaj Japonisë vendos rekord të ri - 29/06/2026
- “Në fillim u tha që Rama gënjen për Ivankën, pastaj pse po vjen”/ Buzhala për protestat: Projektin nuk e duan ata në Berlin dhe kushërinjtë e mi në Klinë - 29/06/2026
- Video/ Nga ferri në parajsë, Brazili mund Japoninë në frymën e fundit dhe kualifikohet në 1/8-at e Botërorit - 29/06/2026