Adriana Kalaja thotë se më 27 korrik, Erion Veliaj do të arrestohet. Ajo thotë se mban përgjegjësi për këtë deklaratë.
“Me të vërtetë ne ishim një grusht njerëzish aty te Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, por… jo se kemi arritur shumë, por kemi arritur dy gjëra shumë të rëndësishme: kemi fituar betejën morale me pushtetin, kemi fituar edhe betejën ligjore!
Ne, nëse do ta kishim lënë këtë gjë, “se kështu do Edi Rama, se kështu do Erion Veliaj”, sot kullat do të kishin mbaruar. Të jemi koshientë! Sepse strategjia për kullat në qendër të Tiranës, te Teatri Kombëtar…”, tha Kalaja duke folur për televizionin e familjes Berisha.
Pra, po thoni që rezistenca duhet?
Se sot, akoma, akoma, Erion Veliaj, që besoj se brenda këtij muaji do të marrim edhe habere shumë të mira, që do të shkojë aty ku e meriton, akoma nuk ka hapur gropën.
Po thoni që brenda korrikut arrestohet?
Brenda korrikut Erion Veliaj (e ka mbyllur historinë me kohë) por brenda korrikut edhe ligjërisht! Do të shkojë aty ku…. Dhe unë e mbaj përgjegjësinë për këtë që deklaroj. Do të kemi surpriza edhe më datë 27, i nderuar!
- Ali Akbar, gazetashitësi pakistanez që u vlerësua nga Presidenti Macron me “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës” - 31/01/2026
- “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, takimet e Sekretarit të Përgjithshëm të KiE me zyrtarët e lartë në Tiranë para se t’i shkruante Epsteinit - 31/01/2026
- “Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha i përgjigjet qytetarit për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë - 31/01/2026