Kryeministri Edi Rama mbledh këtë të premte në Durrës kryetarët e bashkive dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Në fokus do të jenë zgjedhjet vendore dhe përgatitjet për këto zgjedhje.
Rama ka kërkuar nga drejtuesit e qarqeve të bëhet një raport për kryebashkiakët që do të kenë një shans të dytë për të kandiduar në zgjedhjet vendore të 2023-shit dhe ata të cilët do të përjashtohen nga ky proces.
Zyrtarisht deri më tani është konfirmuar rikandidimi i Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës për një mandat të tretë.
Mbledhja me kryebashkiakët do të zhvillohet sot dhe nesër. Ky është takimi i dytë që kryeministri zhvillon me kryetarët e bashkive pas atij që bëri disa muaj më parë për të analizuar punën e tyre.
- Elton John feston 5-vjetorin e “Cold Heart” me Dua Lipën: “5.3 miliardë dëgjime dhe një miqësi e mrekullueshme” - 13/08/2026
- Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë - 13/08/2026
- “Nuk e gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë - 13/08/2026