9.5 C
Tirana
23 / 04 / 2026

A u përjashtua Meta nga kongresi i Partive Socialiste Evropiane? Reagimi dhe emailet

A është përjashtuar Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë nga Kongresi i Partive Socialiste Evropiane që do të mbahet në datat 14 dhe 15 tetor në Berlin?

Referuar një emaili që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PES, drejtuar Metës, bëhet i qartë shkaku që lidhet me koalicionin dhe partneritetin e tij me Sali Berishën, një njeri i shpallur “Non Grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe.  

 “I dashur Ilir, Faleminderit për interesin tuaj në Kongresin e PES, që do të mbahet në Berlin në 14-15 tetor. Gjithsesi, si rezultat i vendimit dhe aleancës suaj të fundit politike, ne ju kërkojmë që të mos merrni pjesë në Kongres. Kongresi i PES pret prezantime nga parti progresiste për të shpërndarë vizionin e tyre për politikat Europiane që janë të bazuara në vlerat tona thelbësore, demokracia, liria, barazia, paqja dhe drejtësia. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Ju luten kini parasysh që nuk ishte një vendim i lehtë”, thuhet në mesazh.

Në një reagim të saj, Partia e Lirisë bëri e cilësoi lajmin të gënjeshtërt pasi e lidhi me dy fakte sipas saj;

    “Email që pretendohet nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën info@lsi.al, në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: monika.kryemadhi@gmail.com”, thotë Partia e Lirisë në një reagim.

Më tej, Partia e Lirisë thotë në reagim: “Ilir Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë se ka punë shumë të rëndësishme në Shqipëri.

Asnjë surprizë nga një portal i ulur në gjunjë para Edi Ramës, i financuar nga paratë që qelben erë incenerator, mafie vendase dhe italiane”, thotë PL në reagimin e saj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x