Nga Auron Tare
Ndërkohë që dy Gardianët e Trashëgimisë sonë Kulturore dhe Natyrore janë në Paris për të garantuar se Parku Kombëtar i Butrintit do të jetë i sigurtë nga ndërtimet, mund ti them te dy gardianeve se as we speak sic thuhet në anglisht, ka filluar ndërtimi i Plazhit numër 2 të një prej ndërtuesve brenda zones se mbrojtur te Butrintit. Plazhi numer 1 i cili u krye me bekimin e Guardianes numer 1 znj Kumbaro prishi jo vetem relievin shkembor (ndaluar kjo me ligj) brenda nje zone te Shpallur Pasuri Boterore, por shkaterroi edhe mjedisin e Makies Mediterane (nje bimesi unikale endemike) te cilen vete Gardiani numer 2 dmth Z. Gonxhe ka bashkepunuar me mua dhe Fondacionin Butrinti per ta ruajtur nga ndertimet qe kishte planifikuar Qeveria Berisha 1.
Tashme ne te njejten tavoline me Unesco-s ne Paris per te folur per standarte dhe kritere jane ulur Gardiania numer 1 e pasurive tona natyrore qe ishte “kumbara” e “Pikes se Vockel” hequr nga zona e mbrojtur e Butrintit me Gardianin numer 2, dmth Z Gonxhe, qe punoi dikur per te mbrojtur vijen bregdetare te Butrintit (e cila po shpartallohet) dhe bimesine endemike Makia Mediterane sebashku me ish Drejtorin e Monumenteve te Qeverise se Saliut 2 qe punoi per te kaluar Ligjin per dhenien me qira biznesit te Pasurive tona Kulturore. Go and figure please.
(Marrë nga facebook)


- Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla! - 17/05/2026
- Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran? - 17/05/2026
- Kuotat e Trumpit bien, aksionet në bursë ngrihen… - 17/05/2026