Publikohet kërkesa që ish-presidenti Ilir Meta ka bërë në gjykatën e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm për t’u divorcuar me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.
Në dokument mes të tjerash shkruhet se ai dhe Monika Kryemadhi kanë 26 vjet martuar dhe kanë 3 fëmijë së bashku.
Në një intervistë televizive Ilir Meta deklaroi për herë të parë se Monika Kryemadhi nuk është më bashkëshortja e tij.
Ilir Meta shtoi se për këtë çështje ka nisur dhe procedurat ligjore, teksa shprehet se ka folur dhe me fëmijët për këtë gjë.
“Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, tha mes të tjerash Meta.
Ndarja e Ilir Metës me Monika Kryemadhin nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur. Çifti prej kohësh kanë patur jo vetëm mosmarrëveshje politike, por edhe familjare.
Ilir Meta shpesh herë e ka akuzuar Kryemadhin se e dëmtoi rëndë partinë që la pas kur u emërua president, me braktisjen e mandateve.
Divorci politik mes Metës dhe kryemadhit u zyrtarizua në Konventën e 27 Prillit, ku me ndryshimet statutore Monika Kryemadhi u përjashtua nga forumet e partisë dhe tashmë është vetëm një anëtare thjeshtë.

- Skandal/ E dashura e Infantinos u pagua nga UEFA, pretendimi tronditës i “The Telegraph” - 07/08/2026
- Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin - 07/08/2026
- Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane - 07/08/2026