6.5 C
Tirana
04 / 03 / 2026

Anketa: Kosovarët humbin besimin tek Bashkimi Evropian

Dy hulumtime që janë publikuar gjatë këtij viti tregojnë se banorët e Kosovës janë duke e humbur besimin tek Bashkimi Evropian. Ekspertët thonë se kjo nuk është aspak befasuese, duke marrë parasysh faktin që katër vjet pasi Kosova zyrtarisht ka përmbushur të gjitha kushtet vazhdon të mbetet i vetmi vend në Ballkan pa liberalizim të vizave me zonën Shengen. Më 13 tetor Këshilli i BE-së e ka futur në rend dite këtë çështje, mirëpo ekspertët thonë se ka edhe arsye tjera, pse jo vetëm pakënaqësia me BE-në po rritet, por edhe ndjesia se Brukseli është i anshëm ndaj Kosovës. Kolegu Artan Haraqija sjell detajet.

Sipas një hulumtimi të fundit 64% e të anketuarve në Kosovë besojnë se BE-ja dhe EULEX-i janë të anshëm.

64% e të anketuarve në Kosovë besojnë se BE-ja dhe EULEX-i janë të anshëm

Sipas të njëjtës anketë, vetëm 42% kanë qëndrim pozitiv për BE-në

Në një kohë që 94% e të anketuarve thonë se janë të kënaqur me punën e NATO-s.

Cameron Mailhot, autor i hulumtimit me 1600 banorë të Kosovës, i cili është duke kryer studimet e doktoraturës në Universitetin Cornell në Nju Jork, thotë se mes shqiptarëve vihet re një ndjenjë se BE-ja ka pritje pro-serbe.

Pyetësori nuk kishte pyetje konkrete nëse BE-ja është anti-shqiptare apo pro-serbe, por të dhënat flasin për pakënaqësi në rritje në Kosovë ndaj BE-së, misionit të saj EULEX-it dhe kjo viher re lehtësisht me mënyrën se si shprehën njerëzit atje. Për shembull në Kosovë sheh parulla gjithandej si ajo që thotë se EULEX-i është prodhim i Serbisë”, thotë zoti Mailhot.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x