Jennifer Lopez ka anuluar turneun e saj veror “This Is Me… Live”. Vendimi vjen pasi këngëtarja kërkon të qëndrojë me familjen e saj. Përfaqësuesit e ‘Live Nation’ shpjeguan se JLo do të “merrte pushim për të qenë me fëmijët, familjen dhe miqtë e saj të ngushtë”.
“Unë jam plotësisht e mërzitur dhe e shkatërruar që ju zhgënjej. Ju lutem, dijeni që nuk do ta bëja këtë nëse nuk do ta ndieja se ishte absolutisht e nevojshme. Ju premtoj se do ta kompensoj dhe do të jemi përsëri të gjithë bashkë. Ju dua shumë të gjithëve. Deri herën tjetër”, shkroi Lopez duke vijuar.
Anulimi i turneut vjen mes spekulimeve në media se martesa e saj me aktorin Ben Affleck është në vështirësi dhe mund të çojë në ndarjen e tyre. Lopez kishte anuluar tashmë shtatë data të turneut në Amerikën e Veriut në fillim të Majit.
- Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën - 12/05/2026
- Kaosi te Reali i Madridit/ Perez nuk largohet, presidenti i “Los Blancos” thërret zgjedhje të parakohshme në klub - 12/05/2026
- Trump niset drejt Kinës, kërcënon Iranin dhe sulmon gazetarët gjatë deklaratave në Shtëpinë e Bardhë - 12/05/2026