11.5 C
Tirana
03 / 03 / 2026

Pogradec, zjarr në një magazinë/ Dëme të mëdha materiale, digjen 350 ton mollë

Digjet plotësisht një magazinë frigoriferike në fshatin Petrushë të Pogradecit. Burime pranë grupit të ekspertëve kanë bërë me dije se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, zjarr që ka rënë në hyrje të frigoriferit.

Është dashur ndërhyrja e mjeteve të shërbimit zjarrfikës të Maliqit dhe Pogradecit por që nuk kanë arritur ta shuajnë në kohën e duhur flakët e zjarrit.

Ky frigorifer sipas kryetarit të bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli është i vetmi në të gjithë bashkinë ndaj dhe për këtë kryebashkiaku ka bërë me dije se është ngritur grupi i punës për verifikimin e dëmeve dhe më pas do ti kërkohet AZHBR-së për dëmshpërblim.

“Sipas të dhënave paraprake, megjithëse kërkon një ekspertizë, sipas banorëve mendohet se një shkëndijë elektrike ka shkaktuar flakët nga krahu përpara magazinës. Grupi i punës pas shuarjes së zjarrit do të japë verdiktin saktë. Vetë pronari i këtij objekti nuk ka siguruar magazinën. Bashkë me prefektin, grupin e emergjencave do të bëjmë një relacion, do të bisedojmë me Ministrinë e Bujqësisë, AZHBR sepse rasti në fjalë ka të bëjë me një pikë grumbullimi.”, u shpreh Xhakolli.

Kjo magazinë frigoriferike e ndërtuar dy vite më parë, shërbente si një pikë grumbullimi për produkteve bujqësore të fermerëve të kësaj bashkie.

Djegia e magazinës, ka shkaktuar dëme materiale të shumta, teksa mësohet se brenda saj ndodheshin plot 350 tonë mollë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x