Në kuadër të Tetorit, muajit të librit, të mërkurën hapet Festivali Letrar Ndërkombëtar i të rinjve “ Tirana Gate 2022”. Më shumë se 50 autorë do të jenë pjesë e festivalit.
Motoja ‘libri afron botën’ do të jetë së bashku me moton “lexo shqip’. Tetori i librit në Shqipëri i paraprin edhe panairit të nëntorit.
Përmes të gjithë aktiviteteve të ngjeshura përgjatë muajit të gjithë audiencat të afrohen më shumë me librin. Në librin tradicional, por edhe atë on line.