Policia e Durrësit ka dhënë detaje për operacionin “Porositësi”, ku janë arrestuar 14 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Mes personave të shpallur në kërkim është edhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.
Ky i fundit është shpallur në kërkim për heqje të paligjshme të lirisë. Dyshohet se Laho organizoi rrëmbimin e dy vëllezërve Beqiraj në autostradës Tiranë-Durrës, pasi këta të fundit po planifikonin ta vrisinin.