8.5 C
Tirana
03 / 03 / 2026
No menu items!

90 persona të vdekur nga Uragani Ian, presidenti Joe Biden viziton nesër Floridan

Rreth 90 viktima është bilanci më i fundit në Florida, si pasojë e goditjes prej uraganit Ian.

Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimin për të mbijetuarit, ndërsa zyrtarët në Florida janë kritikuar ashpër nga banorët e zonave të goditura se nuk janë paralajmëruar mjaftueshëm për evakuim.

Ditën e mërkurë presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Floridën, pas një turi vizitash që nisi këtë javë me Puerto Rikon, vend që është goditur nga Uragani Fiona disa ditë para se Ian të godiste Floridan.

Presidenti Biden ka premtuar se do të ndajë 60 milionë dollarë për të ndihmuar këtë territor amerikan.

Të paktën gjysma e personave të vdekur janë regjistruar në qarkun Lli, ku ka zbarkuar Ian, uragan i kategorisë së katërt.

Ekspertët thonë se kosto në ekonomi si pasojë e  Uraganit Ian mund të shkojë në dhjetëra miliarda dollarë.

Situata në zonat e goditura nga uragani në Florida është akoma e vështirë mbi 588 mijë persona kanë mbetur pa energji.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x