Gjatë vizitës në Piramidën e Tiranës, sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken u përshëndet nga një vajzë e re nga Tropoja, e cila e falënderoi dhe i uroi mirëseardhjen në Shqipëri.
Ajo tha se mbështetja e ShBA për shqiptarët është shumë e madhe.
“ Zonja dhe zotërinj të nderuar miq, është një nder I madh që të jem me ju sot. Unë vij nga Bajram Curri, nga zemra e Tropojës. Kam një ndjenjë të thellë optimizmi dhe krenari, falënderoj sekretarin Blinken për mbështetjen. Përkushtimi juaj për të forcuar marrëdhëniet është dëshmi e miqësisë së palëkundur mes SHBA dhe Shqipërisë. Ne kemi fuqinë jo vetëm për të ardhmen e vendit tonë, por edhe për të kontribuar për të gjithë botën. E ardhmja është shumë e bukur. Si presidente e klubit të vajzave të Kosovës, unë kam shumë shpresë në të ardhmen tonë . Falënderoj SHBA për mbështetjen dhe miqësisë. Kemi vlera të përbashkëta dhe një ndjenjë optimizmi. Ju falënderoj Amerike për mbështetjen e shqiptarëve”, tha ajo.
- Pa popull me vete dhe shih si zihen… - 07/11/2026
- Goca dhe Gra/ “Socialist i vjetër, që fëmijë në FRESSH”, Braçe për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Tiranën: Ka potencial, i hapur nëse ka garë brenda PS - 07/11/2026
- Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa - 07/11/2026