Sekretari amerikan i Shtetit Antoni Blinken ka shkelur tokën shqiptare. Pak minuta më parë, avioni me të cilin udhëtonte Sekretari Amerikan i Shtetit ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit, nën masa të rrepta sigurie.
Sekretari amerikan i Shtetit është pritur në aeroportin “Nënë Tereza nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim e cila aktualisht mban pozicionin e Principal ZëvendësAsistentes së Sekretarit amerikan për Europën dhe Eurazinë.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, vizitë e cila parashikohet të zgjasë 8 orë, shefi i diplomacisë amerikane do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, i cili pritet të kthehet pas pak nga Brukseli.
Dy janë marrëveshjet që kanë të bëjnë me një program të shkëmbimit akademik “Fullbright” si dhe memorandumi i bashkëpunimit në mbrojtjen nga sulmet kibernetike që do të nënshkruhen sot.
Në vizitën e tij të parë në Tiranën zyrtare, Blinken do të takohet gjithashtu edhe me stafin e familjarët e tyre në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, si dhe me emigrantët afganë të strehuar në Shqipëri.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026