Papa Françesku i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të ndalë “këtë spirale të dhunës dhe vdekjes” duke iu referuar luftës në Ukrainë.
Deklaratat e Papës të bëra më 2 tetor gjatë lutjeve publike në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, janë disa prej deklaratave më të forta që ai ka bërë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
“Apeli im i drejtohet fillimisht presidentit të Federatës Ruse, duke iu lutur atij që të ndalë – për hir të popullit të tij – këtë spirale të dhunës dhe vdekjes”, tha Françesku.
“Në anën tjetër, i pikëlluar nga vuajtjet e mëdha të popullit ukrainas pas agresionit, i drejtohem me një apel presidentit të Ukrainës që të jetë i hapur për propozime serioze të paqes”, shtoi Papa.
- Pse u përjashtua Spiropali? Klosi: Vendimi ka të bëjë me fokusimin e partisë në dy momente shumë të rëndësishme! Iu dha mundësia… - 24/11/2026
- “Mazhoranca po vendos shtetin mbi pushtetin”- Frrok Çupi: Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero! - 24/11/2026
- “Asnjë sulm nga territori shqiptar drejt Rusisë”- Ministri i Mbrojtjes sqaron ngjarjen, Nufi: Është shtuar fushata e dezinformimit! - 24/11/2026