Ditën e djeshme, komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, Gramoz Sako ka dorëzuar dorëheqjen nga detyra, sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha.
Dorëheqja e depozituar tek ministri i Brendshëm bëhet me dije se është pranuar. Nuk dihen shkaqet dhe nuk ka ende një emërim të ri ndonëse jo zyrtarisht bëhet me dije se javën që vjen kreu i Gardës do të zëvendësohet.
Ministria e Brendshme deklaron se ka nisur një reformim të thelluar të Gardës që merret me ruajtjen e PLSh, thonë burimet e gazetares Hoxha.
Sakaq, gjatë dorëzimit të formularëve për aplikacionin “SKY ECC” një efektiv i Gardës identifikuar si Adnan Lleshi është përjashtuar pasi ka firnosur që kishte përdorur këtë aplikacion. “Nuk e dija që është e ndaluar”, është shprehur efektivi i Gardës.