Edhe pse mes zhurmës së bilbilave, kjo nuk e ka penguar mazhorancën të votojë me shpejtësi dhe pa debate disa ndryshime në akte normative dhe marrëveshje ekonomike sot në sallën e Kuvendit.
‘Rithemelimi’ zgjodhi sot që të vijonte revolucionin nën drejtimin e Ervin Salianjit, por këtë herë pa flakadanë, karrige grumbull e përplasje verbale.
Këtë herë deputetët e Sali Berishës qëndruan në këmbë para foltores me pankarta në duar.
Pa diskutime mes palëve, mazhoranca votoi nen për nen 10 projektligje e 3 akte normative të parashikuara në rend dite. Ratifikimi i marrëveshjes së financimit me Francën, akti normativ për shtesa dhe ndryshime në buxhetin e vitit 2023, akti normativ për shtesa dhe ndryshime për tatimin mbi të ardhurat dhe shqyrtimi i aktit normativ për masa urgjente për trajtimin e ujërave të ndotura ishin disa nga projektligjet që morën votat pro të mazhoritarëve. Po ashtu u votua emërimi i Plarent Ndrecës.
I pranishëm në këtë seancë plenare ishte dhe kryeministri Edi Rama i cili nuk tha asnjë fjalë përveçse ngriti kartonin jeshil duke buzëqeshur.
Seanca plenare zgjati vetëm 12 minuta.
- “Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi: Kemi lindur në protestë dhe do të jemi aty - 08/11/2026
- E pabesueshme/ Macja shpëton pronaren nga helmimi me monoksid karboni, mjaullimat e pazakonta zbulojnë rrjedhjen e gazit në banesë - 08/11/2026
- Protesta e së shtunës në Tiranë/ Policia arreston katër persona, shtatë procedohen penalisht, nuk mungojnë gjobat - 08/11/2026