Jamarbër Malltezi ka depozitur një ditë më parë në Gjykatën e Lartë rekursin për heqje të masës së sigurisë.
Pasi fitoi lirinë në Apel dhe u la në masë “arrest në shtëpi” dy avokatët Antoneta Sevdari dhe Jurgen Vatnikaj kërkojnë që klienti i tij të jetë pa asnjë masë sigurie me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet.
Rekursi është dorëzuar një ditë më parë e ndërsa pritet të hidhet shorti dhe të caktohen data dhe ora e senacës.
Ndërkohë kujtojmë se edhe vetë SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të gjyqtares Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarber Malltezin.
Këtë të Enjte në SPAK do të mbahet senaca e marrjes në pyetje të dhëndrit të ish-kryeminstrit.
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026