Biznesmeni Remzi Ejupi i ka bërë homazhe legjendës së futbollit Franz Beckenbauer, apo siç njihej ndryshe “Der Kaiser”. Në një postim në rrjetin social Facebook ai e cilëson atë si një njeri plot vizion, modesti e njohuri, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme kudo ku ka shkelur. Postimi i plotë më poshtë.
Bota e futbollit është në zi sot. Një copëz e futbollit u ngrit në qiell!
Legjenda gjermane Franz Beckenbauer ndërroi jetë vetëm fizikisht pasi “Der Kaiser” nuk do të shuhet kurrë, ai do të mbetet i pavdekshëm.
Prej shumë personaliteteve të ndryshme me të cilët jam takuar ndër vite, Beckenbauer më ka lënë thuajse më së shumti përshtypje.
Një njeri plot vizion, plot modesti dhe njohuri, i cili la gjurmë të pashlyeshme kudo që shkeli.
Ishin vitet para pranimit në UEFA e në FIFA kur më së shumti na nevojitej ndihma e legjendave botërore dhe këtë nuk përtoi aspak ta bënte ky gjerman i buzëqeshur, me shumë famë, por me këmbët në tokë, të cilin e respektonte dhe e nderonte një botë e tërë.
Në vitin 2011 i propozova presidentit të atëhershëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli që ta angazhonte Beckenbauerin për të lobuar për futbollin kosovar dhe kështu ndodhi.
Pa kaluar mirë 24 orë, zotëri Pacolli e solli këtë gjerman vizionar në Kosovë.
Gjatë takimit që e kishim me të, Beckenbauer na premtoi se do ta ndihmonte futbollin e Kosovës dhe kështu bëri.
Si anëtar i Komitetit Ekzekutiv i FIFA-s që ishte, ne i kërkuam atij që të ndihmonte në anëtarësimin e futbollit kosovar në organizatat ndërkombëtare të futbollit.
Dhe, falë tij dhe figurave të tjera të njohura, u mësua realiteti i futbollit të këtushëm, i cili gjendej në një geto të vërtetë.
Pas disa vitesh pasoi pranimi ynë në UEFA e në FIFA.
Franz madje ishte emëruar edhe “ambasador nderi” i sportit kosovar.
Andaj, figura të tilla gjigante të futbollit si ai, kanë hise dhe merita të mëdha në ndërkombëtarizimin e futbollit.
Ne që e kishim fatin të takoheshim, të bisedonim dhe të rrinim me të, do ta mbajmë përherë në kujtesë këtë njeri fantastik, i cili ishte kundër diskriminimit dhe racizmit.
Krejt në fund, Lamtumirë Franz Beckenbauer, gjermani që e ndihmoi futbollin kosovar drejt pranimit!
——
Die Fußballwelt trauert heute. Ein Stück Fußball hat sich gen Himmel erhoben!
Die deutsche Legende Franz Beckenbauer hat physisch diese Welt verlassen, aber “Der Kaiser” wird niemals schweigen; er wird unsterblich bleiben.
Unter den vielen Persönlichkeiten, die ich im Laufe der Jahre getroffen habe, hat mich Beckenbauer wohl am meisten beeindruckt.
Ein Mann voller Visionen, Bescheidenheit und Wissen, der überall, wo er ging, unvergessliche Spuren hinterließ.
Es waren die Jahre vor unserem Beitritt zur UEFA und FIFA, als wir die Hilfe der weltweiten Legenden am meisten brauchten, und dieser lächelnde Deutsche mit viel Ruhm, aber fest verwurzelt auf der Erde, tat genau das, ohne zu zögern, den ganzen Respekt der Welt genießend.
Im Jahr 2011 schlug ich dem damaligen Präsidenten der Republik Kosovo, Behgjet Pacolli, vor, Beckenbauer für die Lobbyarbeit für den kosovarischen Fußball zu gewinnen, und so geschah es.
Kaum 24 Stunden später brachte Herr Pacolli diesen visionären Deutschen nach Kosovo.
Während unseres Treffens versprach Beckenbauer, den Fußball in Kosovo zu unterstützen, und er hielt sein Wort.
Als Mitglied des FIFA-Exekutivkomitees baten wir ihn, bei der Mitgliedschaft des kosovarischen Fußballs in internationalen Fußballorganisationen zu helfen.
Und dank ihm und anderer bekannter Persönlichkeiten erfuhr die Realität unseres Fußballs, der sich in einem wahren Ghetto befand, eine Wende.
Nach einigen Jahren folgte unsere Aufnahme in die UEFA und FIFA.
Franz wurde sogar zum “Ehrenbotschafter” des kosovarischen Sports ernannt.
Solche Giganten des Fußballs wie er haben einen großen Anteil und Verdienst an der Internationalisierung des Fußballs.
Wir, die das Glück hatten, ihn zu treffen, mit ihm zu sprechen und Zeit zu verbringen, werden diesen fantastischen Mann immer in Erinnerung behalten, der sich gegen Diskriminierung und Rassismus stellte.
Abschließend, Leb wohl Franz Beckenbauer, der Deutsche, der den kosovarischen Fußball auf den Weg zur Anerkennung führte!



- Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla! - 17/05/2026
- Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran? - 17/05/2026
- Kuotat e Trumpit bien, aksionet në bursë ngrihen… - 17/05/2026