Roland Bejko tha se deputetët demokratë që tregohen të lëkundur herë kundër Sali Berishës dhe herë pro tij, sot mund të ishin në borxh me familjarët e ndonjërit që mund të kishte humbur jetën gjatë 8 janarit.
Ai tha se në atë ditë edhe ai vetë është gjetur si i zënë në kurth, pasi u njoftua se mund të shkonte në seli, por kur shkoi atje, njerëzit e Berishës kishin mbërritur, ndërsa selia ishte blinduar.
“Pse u blindua Partia Demokratike? Unë isha dakord ditën e fundit, kur pash që Berisha kishte lëshuar jehona nga mali për të thënë që unë do ju sulmoj “do e nxjerr Lul Bashën me pekule nga zyra” tha. Gaz Bardhi ishte atje, asistonte në saldimin e blindit të Partisë Demokratike.
Tani le të thotë pse e blinduam Partinë Demokratike, pse na futën në sherr, pse ne na çuan deri në kufijtë e eliminimit fizik se mund të kishte marrë edhe ndryshe ajo rrjedhë ato ditë.
Unë jam gjendur si në kurth aty. Sepse më ka ardhur një sms “hajde se s’ka problem” unë shkova aty brenda dhe gjeta njerëzit e Berishës.
Protesta e Berishës ishte njoftuar në orën 12:00 të mesditës, ata kishin shkuar që në 10:30. Sot me këto përqafime dhe me pirueta që bëjnë këta, mund të ishin në borxh me familjen e ndonjërit që mund të humbte jetën aty”,- tha Bejko në Euronews Albania .
- Alain Delon, sharmanti i kinemasë, burri që e bëri praninë të kishte fytyrë të dritshme dhe vështrimin të kishte sy prej qielli - 08/11/2026
- Papa Leoni XIV viziton Argjentinën mes përplasjes me presidentin Milei, varfëria në qendër të vëmendjes - 08/11/2026
- “Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi: Kemi lindur në protestë dhe do të jemi aty - 08/11/2026