Kosova do të lejojë lëvizjen e automjeteve serbe në territorin e saj, pa letër ngjitëse në targa.
Vendimi u njoftua mbrëmjen e së enjtes, dhe vjen pasi Beogradi ndërmori një hap të ngjashëm duke lejuar lëvizjen e lirë të automjeteve me targat RKS nga fillimi i kësaj jave.
Heqja e regjimit të letrës ngjitëse është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia.
Më herët Kurti e kishte cilësuar si një manovër politike vendimin e presidentit Vuçiç, që sipas tij synonte zbutjen e ndërkombëtarëve mes kritikave për zgjedhjet dhe sulmit të Banjskës.
Për çështjen e lëvizjes së Lirë, Kosova dhe Serbia arritën fillimisht një marrëveshje më 2011, gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Pas tensioneve që shkaktoi çështja e targave, në shtator 2021 u arrit një ujdi e përkohshme që parashikonte vendosjen e letër ngjitësve në simbolet shtetërore në targa, në automjetet e secilit shtet.
Për disa qytetarët serbë në veri të Kosovës, vendimi i Qeverisë së Serbisë për targa RKS ka qenë i “mirë” e për disa të tjerë “tradhti”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 31 dhjetor se vendimin për ta lejuar lëvizjen e lirë të automjeteve me targa RKS nëpër Serbinë qendrore, qeveria e tij ka shmangur grackat dhe rreziqet e mëdha për vendin.
- Alain Delon, sharmanti i kinemasë, burri që e bëri praninë të kishte fytyrë të dritshme dhe vështrimin të kishte sy prej qielli - 08/11/2026
- Papa Leoni XIV viziton Argjentinën mes përplasjes me presidentin Milei, varfëria në qendër të vëmendjes - 08/11/2026
- “Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi: Kemi lindur në protestë dhe do të jemi aty - 08/11/2026