11.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Tre grabitje brenda pak orësh, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Një 29-vjeçar i identifikuar si Elis Kanani është arrestuar nga policia në Itali, pasi akuzohet për vjedhje në tre raste të ndryshme brenda pak orësh në zonën e Katanias.

Sipas prokurorisë, mbrëmjen e 2 dhjetorit 2023, i riu shqiptar shkoi në një dyqan cigaresh, ku ka kërcënuar pronaren dhe i ka marrë 600 euro. Pas kësaj, 29-vjeçari shkoi në një lokal me një sëpatë në dorë dhe nën kërcënimin e mjetit prerës ka arritur të marrë 160 euro. Të nesërmen në mëngjes, Kanani shkoi në një ushqimore dhe grabiti 200 euro.

Policia ra në gjurmët e të riu shqiptar nga makina që ai përdori për grabitje. Në të treja rastet, Kanani kishte shkuar me një makinë “Alfa Romeo” që u filmua nga kamerat e sigurisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x