4.5 C
Tirana
21 / 01 / 2026

Afera ‘Partizani’, Berisha pret vendimin e GJKKO-së në shtëpi

Avokatët e Sali Berishës po kërkojnë të shtyjnë sërish në kohë vendimin e GJKKO-së për kërkesën e SPAK për masën arrest shtëpie me mbikqyrje policore.

Vendimi pritet të jepet sot në orën 15:00, ndërsa avokatët dorëzuan paradite kërkesën për marrjen e audios së seancës dhe procesverbalet, për të provuar atë që e quajnë njëanshmëri të gjyqtares Irena Gjoka.

Do të jetë gjyqtarja Rudina Palloi e cila do të gjykojë kërkesën e avokatëve për përjashtimin e gjyqtares Gjoka. Kjo gjyqtare rrëzoi edhe kërkesën e djeshme që bënë avokatët me të njëjtin objekt.

Prej 20 tetorit kur Irena Gjoka firmosi masën e sigurisë për Berishën e dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe ortakun Fatmir Bektashi, avokatët kanë përpiluar tre kërkesa për përjashtimin e saj.  Dy deri tani janë rrëzuar.

SPAK po heton Sali Berishën për akuzën e korrupsionit lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Avokatët kanë mbërritur në GJKKO për të marrë pjesë në seancën ku do të vlerësohet masa e sigurisë për Sali Berishën.

SPAK kërkon zëvendësimin e masës nga detyrim me paraqitje në arrest shtëpie me mbikqyrje policore pasi nuk respektoi vendimin e gjykatës.

Ndërkohë Berisha pak minuta më parë doli nga selia e Rithemelimit dhe mbërriti në shtëpi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x