Vladete Hoxha, gjyqtare e Apelit Tiranë, përfundimisht është shpallur e pastër dhe ka kaluar procesin e vettingut, duke siguruar kështu vazhdimësinë në sistemin e drejtësisë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.
Më shumë se 14 muaj pasi kaloi pozitivisht hetimin në shkallën e parë të vettingut, Hoxha tashmë ka marrë konfirmimin përfundimtar edhe në KPA. Ankimi në KPA kundrejt gjyqtares Hoxha u soll në Kolegj në gusht të vitit të kaluar, pasi ata e vlerësimin vlerësimin e KPK jo të drejtë pas hetimi jo të plotë dhe shterues administrativ.
Megjithatë Kolegji i Posaccëm i Apelimit pas një hetimi të plotë ka vendosur që gjyqtarja Hoxha ka kaluar me sukses në të treja shtyllat e vlerësimit në procesin e vettingut, në atë të pasurisë, formimit profesional dhe integriteti.
- NË VEND TË NJË KARTOLINE/ Zhuliana Jorganxhi, sot 80 vjeç poetja që i dha zë shpirti dashurisë dhe këngës shqiptare - 14/08/2026
- Zhak Attali: Franca po digjet—dhe jo vetëm pyjet e saj: Një paralajmërim i fundit - 14/08/2026
- Kurti u bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin - 14/08/2026