Më shumë se dy javë pasi ndërroi jetë, është publikuar certifikata e vdekjes e Mbretëreshës Elizabeth II. Sipas dokumentit të publikuar nga BBC, shkaku i vdekjes së monarkes ka qenë mosha.
Ajo ndërroi jetë në orën 15:10 me orën lokale në Kalanë Balmoral në Skoci. Dokumenti i publikuar është nënshkruar edhe nga vajza e saj, Princesha Anne.
Vdekja u regjistrua më 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë. Certifikata e saj e vdekjes mban gjithashtu emrin e babait të saj, Mbretit George VI, dhe nënës, Elizabeth Bowes-Lyon.

Latest posts by Pena Albania (see all)
- Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime - 22/04/2026
- VIDEO/ Avioni përplaset me telat e tensionit të lartë në Los Angeles, piloti 70-vjeçar në gjendje kritike - 22/04/2026
- Teherani: SHBA-të duhet ta heqin bllokadën dhe ne do të negociojmë në Islamabad - 22/04/2026