Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka folur për zgjedhjet lokale, ku tha se niveli i opozitës sot flet vetë për rivalitetin që pritet të ketë edhe në këto zgjedhje.
“Opozita nuk është e aftë dhe e bashkuar për të konkurruar denjësisht Partinë Socialiste në zgjedhjet që po trokasin.
Objektivat e PS për fitoren e këtyre zgjedhjeve nuk vihen fare në dyshim. Opozita udhëhiqet akoma nga lidership non grata,” tha Koçi i ftuar në një emision televiziv.
Ai shtoi se ka marrë fund koha kur vihet në pushtet me përmbysje e trazira, sot çdokush që provokon prishjen e rendit publik përfundon para drejtësisë.
“Berisha ka përgjegjësi direkte në shumë ngjarje kriminale në vend. Në zgjedhjet e Libofshës, në zgjedhjet e ‘96, në 14 shtator 98, në ngjarjet e ‘97, në 21 janar etj..
Dikur shteti ka qenë i dobët. Tani çdokush që do cenoje rendin kushtetues dhe atë publik do të mbajë përgjegjësi penale,” deklaroi Koçi
- NË VEND TË NJË KARTOLINE/ Zhuliana Jorganxhi, sot 80 vjeç poetja që i dha zë shpirti dashurisë dhe këngës shqiptare - 14/08/2026
- Zhak Attali: Franca po digjet—dhe jo vetëm pyjet e saj: Një paralajmërim i fundit - 14/08/2026
- Kurti u bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin - 14/08/2026