Gjykata e Posaçme i ka dërguar një shkresë Kuvendit ku kërkon marrjen në pyetjes së Sali Berishës.
Shkresa është dërguar një ditë më parë dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit.
Nëpërmjet këtij dokumenti GJKKO i kërkon Kuvendit të vërë në dijeni deputetin Sali Berisha për vendimin e dhënë nga ana e kësaj gjykate, ai i detyrim- paraqitjes.
Ky njoftim i gjykatës në Kuvend vjen pasi Sali Berisha dhe familja e tij refuzojnë ta marrin njoftimin përmes postës në selinë e PD apo në adresën e banimit.
Kujtojmë se Berisha, ndërtuesi Fatmir Bektashi dhe Jamarbër Malltezi akuzohen për privatizimin dhe ndërtimin në truallin e ish-Kompleksit Partizani. Për këtë akuzë, Malltezi ndodhet në qelitë e paraburgimit ndërsa Bektashi i është bindur gjykatës duke u paraqitur rregullisht sipas vendimit.
I vetmi që i shmanget përballjes me drejtësinë është Sali Berisha i cili luan me interpretimin e ligjit për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
javanews /a.rada

- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026