Gjykata e Posaçme zhvilloi në sekret të plotë seancën e parë për iranianin Bijan Pooladgrad, i akuzuar nga SPAK për aktivitet spiunazhi në Shqipëri me qëllim akte terroriste kundër muxhahedinëve që strehohen në Manzë të Durrësit.
Prokurori Vladimir Mara i kërkoi gjykatës të mbyllë dyert për mediat, teksa më herët avokati i shtetasit të huaj dhe përkthyesi i tij, kishin firmosur një deklaratë që i pengonte shpërndarjen e të dhënave që do bëheshin publike në proces.
Sipas Marës, në një procedim tjetër të lidhur janë identifikuar bashkëpunëtorët e Pooladgrad, të cilët vijojnë të jenë në hetim si pjesë e një celule spiunazhi të gjerë dhe të shtrirë në kohë që vepron në Shqipëri.
Hetuesit ranë në gjurmët e Bijan Pooladgrad nga kallëzimi i një qytetareje e cila kishte konstatuar se i huaji që ishte qiramarrës te ajo kishte marrë kontrollin e rrjetit social të vajzës së saj dhe nëpërmjet Instagramit dërgonte informacione personave të tjerë të panjohur.
SPAK dyshon se ai është pjesë e Gardës Revolucionare dhe shërbimeve sekrete të Iranit.
- NË VEND TË NJË KARTOLINE/ Zhuliana Jorganxhi, sot 80 vjeç poetja që i dha zë shpirti dashurisë dhe këngës shqiptare - 14/08/2026
- Zhak Attali: Franca po digjet—dhe jo vetëm pyjet e saj: Një paralajmërim i fundit - 14/08/2026
- Kurti u bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin - 14/08/2026