Të shtunën e 4 nëntorit Edi Rama do të mbledhë Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Sipas udhëzimeve të selisë rozë delegatët në orën 11:00 do të duhet të jenë tek Pallati i Kongreseve për të zyrtarizuar vendimet e Asamblesë në fillimi të sezonit të ri politik.
Më 4 shtator kryesocialisti prezantoi ndryshimet në sekretariatin ekzekutiv të partisë që drejton, me në krye Sekretarin e Përgjithshëm që mbahej nga Damian Gjiknuri.
Emrat e rinj me në krye zëvendësuesin e Gjiknurit, Blendi Klosi, që më herët mbante detyrën e sekretarit organizativ do të votëbesohen për të nisur punën në postet drejtuese në parti.
Gjithashtu numri dy i partisë, Blendi Klosi do të prezantojë para delegatëve platformën e tij për forcimin dhe organizimin e mazhorancës socialiste, si një parapërgatitje për vitin zgjedhor.
Organi më i lartë vendimmarrës i PS do të mblidhet sërish në fillim të verës së vitit të ardhshëm, i cili përpos piketave për zgjedhjet parlamentare të 2025 do të jetë një Kongres Zgjedhor, ku në mes të socialistëve do të ketë sërish ndryshime, pasi forumet e kësaj force politike do t’i nënshtrohen votës së delegatëve.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026