Analisti Baton Haxhiu beson se ish-Kryeministri Sali Berisha nuk do të hetohej nëse do të ishte larguar nga politika. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, analisti Haxhiu thotë se ish-Kryeministri Berisha e ka pasur ofertën për të ruajtur veten dhe fëmijët e tij, por nuk e ka pranuar.
Baton Haxhiu: Ekzistojnë 2 modele për largimin e politikanëve, i pari është me votë. Ka politikanë si Berisha që nuk e kuptojnë këtë për arsye se e ka kodin e politikanit që nuk kupton kur është mjaft. Besoj se Sali Berisha e ka pasur ofertën për të ruajtur veten dhe fëmijët e tij dhe nuk e ka pranuar.
Blendi Fevziu: Nga kush e ka pasur ofertën?
Baton Haxhiu: Nga ata që e kanë ngritur SPAK-un dhe e kanë shpallur “non grata”. Kur dikush nuk e kupton kur është mjaft…
Armand Shkullaku: Po të ishte larguar nuk do të hetohej?
Baton Haxhiu: Unë besoj që nuk do të hetohej Berisha.
Armand Shkullaku: Këtë po them dhe unë, që po përdoret për të goditur politikisht.
Baton Haxhiu: Ai nuk do ishte ndjekur sepse kemi kaluar përmes një sistemi korruptiv dhe kur vendoset vija e kuqe, i amnistojnë dhe i falin të gjitha gabimet. Sot Malltezi dhe kushdo nga familja prej Berishës e merr ndëshkimin për shkak të krenarisë së tij të malësorit dhe është keq që ai nuk është larguar. Njeriu që e vendos në piedestal të politikës dhe e mban aty Ramën, është Berisha.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026