17.5 C
Tirana
13 / 04 / 2026

FAMILJA POPAJ DHE…FAMILJA ARGITA BERISHA

Nga Sadik Bejko

Një familje si Popajt e famshëm ishin pronarë tokash në Shqipëri. Popajt guxuan “të vrasin veten” kur hynë në ambasadën italiane.
Ata të persekutuarit nga komunizmi, u persekutuan nga italianët e shqiptarët dhe në demokraci.
Berisha për të bërë pronare të bijën, Argitën, përdori zyrtarët më të lartë të shtetit pas tij, ministër Oketën, ministër Rulin, ministër Mehdiun… i vuri këta robër të pushtetit t’i binden vullnetit të tij.

Popajt antikomunistë të dëshmuar… mbetën të persekutuar në demokraci.
Më 1990, në kthesën e madhe të rënies së komunizmit Botërore, antikomunizmi na doli seishte një pare kallpe. Bënin lojë me antik8munizmin ndërkombëtarisht, po nuk e vlerësonte asnjeri. Askush nuk donte t’ia dinte që kishe qenë ose jo antikomunist. Ishte një histori e mbaruar. As për propagandë rrugësh nuk ia vlente. Nuk kishte vlerë persekutimi komunist , nuk ishte shenjë në sistemin botëror të vlerave.
Ishe antikomunist? Mjerë ti. Një histori si një portofol i vjedhur. Antikomunizmi ishte pa objekt. Një vlerë e korruptuar. E mbyllur. Ndodhur dikund në histori.
Ke pësuar, je fatkeq…na plasi. Mbyll gojën e gjej veten në sistemin e ri. Historia e vdekur nuk prodhonte më filiza të rinj … nuk prodhonte as kërpudha që dalin pasi bie një vesë shi.

Popajt këtë që po ndodhte nuk e kuptuan: nuk kish dëmshpërblim për ca vuajte që nuk i konsideronte njeri.
Popajt kishin guxuar. Kishin prishur dhe rregullat e lojës. Dhe donin të ktheheshin mbrapa në gjysmë shekulli histori. Kërkonin llogari për padrejtësi zgjatur sa një gjysmë shekulli.
Por koha nuk kthehet pas në llogari të vjetra që asnjë bankë nuk i ka arshivuar.
Dhe…I kishin të gjithë kundra. Askush nuk donte të kthehet mbrapa në histori.Rrota e saj shtypi kë shtypi, asgjë… askush nuk do t’i ngjallte të vdekurit përsëri.
Demokracia e shpallur rishmëz për përfitime politike të çastit po mashtronte. Po ngjallte ca iluzione të varrosura kohërave. Mjerë kush binte pre e kësi iluzioneve.

Kundra antikomunistëve të burgjeve e të pronave, kundër një familjeje si Popajt dolën komunistët shqiptarë të konvertuar në demokratë, doli dhe demokracia më e kultivuar e një vendi perëndimor si ajo e Italisë.
Ironi e përqeshur me të përvuajturit.
Me Musine Kokalarin … në sa të tjerë vdekur e pavarrosur si Prenushi, dom Shtjefën Kurti..

Popajt, të persekutuarit nga komunizmi pandehnin se të vuash pa të drejtë në tirani, është domosdoshmëri për kërkesë drejtësie në liri. Kërkonin shpagë. Po a ka në këtë botë drejtësi? Në tirani na shtypën na zhveshën nga pronat, nga të jetuarit me drejtësi, gjejmë vallë drejtësi tani në demokraci?
Që të kesh të drejtë, nuk qenka një vlerë absolute?
Jo gjithmonë.
Të kesh të drejtë, të kesh prona, të jesh i ndëshkuar dhe i poshtëruar.. nuk është një vlerë absolute universale e patjetërsueshme në kohë dhe në hapësirë që duhet shpaguar në demokraci.
Kjo nuk ndodhi, padrejtësia u provua në kapërcyellin nga komunizmi…në pluralizëm.
Mbase as nuk u premtua të jepej drejtësi.

Të kesh të drejtë dmth që atë ta fitosh legalisht. Të ta japin disa zyra drejtësie këtu në tokë…
Një e drejtë virtualisht është jotja, por nuk qe legalisht, është në qiell jo në tokë.

Popajt antikomunistë par excellence, antikomunistë ndërkombëtarisht, vdiqën si të mallkuar planetarisht. Pse? Se ata u nxituan. Ata menduan se persekutimi vetvetiu është një vlerë që shpaguhet me privilegje në liri.
Kjo nuk është e vërtetë. U provua. Asgjë e humbur nuk shpërblehet automatikisht në këtë botë.
Popajt thyen rregullat dhe thyen kokën.

Asnjë mëshirë nga Berisha për Popajt. As prona as banesë as asistencë.

Berishajt tashmë ishin shpallur antikomunistët më të mëdhenj, sesa ata që kishin vdekur në kampe, në burgje, në litar e plumb nga komunizmi. Antikomuznizmi berishist ishte për antikomunistët që kishin kapërcyer ylberin. Berishistët antikomunistë morën patentë politike rehabilitimi nga Berisha, antikomumistë të tillë, si: Pekajt, Elezët, çulët, mustafajt, milloshët… e company, komunistë patentuar si demokratë…pas pilotit.

Popajt vdiqën duke shitur kanaçe. Berishët bënë prona karrierë përsëri

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x