17.5 C
Tirana
13 / 04 / 2026

Bllokimi i seancës nga opozita/ Spiropali: Dëshmi e dëshirës së papërmbajtur për pushtet pa votë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi sot ndaj bllokimit të seancës plenare të Kuvendit nga deputetë të “Rithemelimit” dhe deklaratave të Berishës për nisjen e qëndresës.

“Pasi iu sulën me revan e yrysh, me kazma e qysqi shtëpisë së tyre, sot aradha e mbetur e opozitës pa kokë, tentoi pushtimin e sallës së Kuvendit, asaj që duhej të ishte shtëpia e popullit”, u shpreh Spiropali në rrjetet sociale.

“Zunë karriget në tryezën e qeverisë, si dëshmi e dëshirës së papërmbajtur për pushtet pa votë, dhe folën nga errësira me fjalë të zeza. Për çudi ekstremet puqen: si Biri ashtu dhe Ati. Dje, mbas çdo humbjeje, Luli thoshte: Beteja sapo ka filluar. Sot Saliu, i humbur pa filluar ende, thotë: tani nisi qëndresa! Aferim e Selam në udhën e qorrollepsjes në terr!”, deklaroi ajo.

Deputetët e opozitës bllokuan paraditen e sotme ulëset e ministrave dhe të kryetares së Kuvendit ndërsa pritej nisja e seancës plenare. Në pamundësi për nisjen e punimeve, nënkryetarja Felaj shtyu seancën.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x