17.5 C
Tirana
15 / 05 / 2026

Trupat izraelite hyjnë në Gaza, forcat e këmbësorisë dhe tanket fillojnë operacionin tokësor

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit lajmëruan se forcat e këmbësorisë dhe tanket hynë në Rripin e Gazës për të kryer bastisje të lokalizuara, sipas Fox News.

Ndërhyrja ushtarake vjen pasi grupi militant Hezbollah mori përgjegjësinë për shënjestrimin e posteve ushtarake izraelite përgjatë kufirit të vendit me Libanin, të cilit izraelitët iu përgjigjën me sulme artilerie.

Më shumë se 1300 izraelitë u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën kur Hamasi sulmoi shtetin hebre të shtunën.

Sipas autoriteteve izraelite, rreth 150 persona besohet se janë kapur rob nga terroristët dhe janë mbajtur në Gaza.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x