Pasi terroristët e Hamasit masakruan thuajse 250 civilë dhe morën dhjetra pengje në Gaza, Izraeli tashmë ka nisur sulmet ajrore hakmarrëse.
Bombardimet e kryera gjatë natës dhe gjatë të hënës së 9 Tetorit thuhet se kanë rezultuar në vdekjen e katër izraelitëve që mbaheshin robër.
“Bombardimet gjatë natës dhe sot, në Rripin e Gazës, çuan në vrasjen e katër prej robërve të armikut dhe robërve të tyre”, tha Abu Ubaida, zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit.
Vdekjet dolën vetëm pasi ministri i mbrojtjes i Izraelit deklaroi se kishte urdhëruar një “rrethim të plotë” në Rripin e Gazës.
Yoav Gallant tha se ai do të vendosë një bllokadë totale në qytet që do të thotë se as energji elektrike, ushqim apo karburant nuk do të mund të hyjë në rajon.
“Kam urdhëruar një rrethim të plotë në Rripin e Gazës. Pa energji, pa ushqim, pa gaz, gjithçka është e mbyllur. Ne po luftojmë kafshët njerëzore dhe veprojmë në përputhje me rrethanat”, tha ai./The Telegraph/
- Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi Aleksandar Vulin, njeriu më i afërt i Vuçiqit? - 03/11/2026
- CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane! - 03/11/2026
- Champions/ Nuk ka mëshirë për spanjollët, PSG turpëron Villarrealin, Bayerni mposht Atleticon në shtëpi, Manchester United përmbys Romën nga 0-2 në 3-2 - 03/11/2026