Të paktën 198 palestinezë u vranë në Gaza, e ndërsa 1,610 kanë mbetur të plagosur. Shifrat janë bërë të ditur nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza.
Në deklaratën zyrtare nuk u dhanë shumë detaje se ku ndodhën vdekjet dhe nëse bëhet fjalë për militantë të Hamasit apo civilë.
Ndërkohë, nga ana tjetër, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, 40 persona janë vrarë e ndërsa 779 persona të tjerë janë plagosur.
Ushtria izraelite tha se rreth 2200 raketa janë lëshuar nga Gaza në Izrael këtë të shtunë që nga fillimi i luftimeve.
Këto shifra kundërshtojnë shifrat e komandantit ushtarak të Hamasit, Muhammad Al-Deif, i cili më parë tha se ishin lëshuar 5000 raketa. Grupi i Hamas, u infiltruan në jug të Izraelit me parashuta, nga toka dhe deti, në një mësymje të papritur.
Kryeministri Benjamin Netanjahu, tha se ishin në lufte, dhe u zotua se armiku do të paguajë një çmim të lartë.
- Putin kërkoi ish-Kancelarin Schroeder si ndërmjetës me BE-në për fundin e luftës në Ukrainë, reagon SPD - 11/05/2026
- Barcelona është e Flick! Fitojnë La Ligën duke mposhtur Realin e Madridit, dhe festojnë me trajnerin në ditën që humbi babain - 11/05/2026
- Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për paqe: Krejtësisht i papranueshëm - 11/05/2026