Deputetja britanike Alicia Kearns ka kritikuar ashpër ndërkombëtarët për qëndrimin që janë duke mbajtur në raport me cështjen e Kosovës.
Përmes një postimi në platformën “X” ajo thotë se pavarësisht fakteve që implikojnë Serbinë si agresore ndaj Kosovës, ndaj saj nuk është marrë ende asnjë masë sanksionuese.
“Radoiçiç mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka masa për Beogradin nga Britania e Madhe, SHBA, BE, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, as rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomaci parandaluese?”, tha Kearns.
Kjo nuk është hera e parë që Kearns reagon dhe kërkon që të mbahet një qëndrim i drejtë ndaj Kosovës, duke bërë përgjegjse Serbinë edhe për konfliket e mëparshme./
- Zgjedhjet në SHBA, si mund të marrin demokratët kontrollin e Kongresit? CNN rendit pesë faktorët që mund të ndikojnë në rezultat - 03/11/2026
- Tragjedia në futbollin spanjoll/ Përplasi për vdekje sulmuesin, çfarë bëri më pas portieri 25-vjeçar? - 03/11/2026
- Veliaj dhe Rama, nga miqësia te skizma politike - 03/11/2026