Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar në lidhje me kërcënimet ndaj përfaqësuesve të drejtësisë në vend.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcënime apo frikësim.
“Një sistem drejtësie pa frikë dhe frikësim është një kërkesë e drejtë e popullit shqiptar dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara është thellësisht e shqetësuar për kërcënimet e dhunës ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike. Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcënime apo frikësim.
Shtetet e Bashkuara pohojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit të Shqipërisë që luftojnë me guxim korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe janë të gatshme të mbështesin përpjekjet e tyre’, thuhet në njoftimin e ambasadës në Twitter./
- Putin kërkoi ish-Kancelarin Schroeder si ndërmjetës me BE-në për fundin e luftës në Ukrainë, reagon SPD - 11/05/2026
- Barcelona është e Flick! Fitojnë La Ligën duke mposhtur Realin e Madridit, dhe festojnë me trajnerin në ditën që humbi babain - 11/05/2026
- Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për paqe: Krejtësisht i papranueshëm - 11/05/2026